DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Fashion Lifestyle

Java e Modës në Londër në kushtet e COVID-19/ 80 stilistë pritet të shpalosin krijimet e tyre

Shpërndaje

Java e Modës në Londër pritet të zhvillohet këtë muaj teksa nga data 18 deri më 22 shtator, ku mbi 80 stilistë dhe dizajnerë nga e gjithë bota do të shfaqin koleksionet e tyre të pranverë-verës 2021, në një event online , por edhe me një pjesëmarrje të kufizuar të njerëzve  fizikisht në sallë.

Këshilli Britanik i Modës konfirmoi se do të ketë shtatë shfaqje që do të ndodhin në prani të një audience të vogël, të zgjedhur (me protokollet e duhura të distancës fizike në kuadër të masave anti-Covid).

Sipas burimeve nga Këshilli Britanik i Modës rreth 21 dizajnerë do të shfaqin punën e tyre në një kombinim nga të dy format,  ndërsa rreth 50 dizajnerët do të shfaqin koleksionet e tyre vetëm në mënyrë dixhitale.

Ndërsa java e Modës në Londër do të kombinohet mes sfilatave fizike dhe transmetimeve në platformat dixhitale, java e Modës në New York, koleksioni pranverë / verë për gratë, do të përshtatet në një platformë plotësisht dixhitale.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *