DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Pas 6 muajsh mbylljeje, rihapet Taj Mahal

Shpërndaje

Një nga atraksionet turistike më të famshme të Indisë dhe të gjithë botës, Taj Mahal, pritet të rihapet pas më shumë se gjashtë muaj mbylljeje për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas zyrtarit të departamentit rajonal të turizmit Amit Srivastava, Taj Mahal do të rihapet më 21 shtator, por numri i vizitorëve do jetë më i reduktuar.

“Turistët do të duhet të ndjekin të gjitha protokollet Covid-19, të tilla si distanca fizike, të mbajnë maska ​​dhe të dezinfektojnë duart e tyre”, tha ai duke shtuar se ”biletat duhet të blihen online”.

Vetëm 5 000 vizitorë do të lejohen të hyjnë në dy turnet ditore, shifër kjo më poshtë se mesatarja ditore prej rreth 25 000 personash.

Taj Mahal u ndërtua në mes të shekullit XVII nga perandori Mughal Shah Jahan si një mauzole për mbretëreshën e tij të tretë dhe të preferuar, Mumtaz Mahal.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *