Të shëndetshme, por që nuk ju shëndoshin, këto janë karbohidratet që nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj
Shpërndaje

Shpeshherë nutricionistët sugjerojnë se reduktimi i sasisë së karbohidrateve që hamë është një nga mënyrat më të mira për të humbur peshë. Reduktim, por jo pakësim, pasi ngrënia e tyre në sasinë e duhur është një domosdoshmëri, ku së bashku me proteinat dhe fibrat përbëjnë “trininë e shenjtë” të nutrienëve për shëndet të mirë dhe peshë trupore të përshtatshme.
Udhëzimet dietike rekomandojnë që karbohidratet sigurojë 45-65 për qind të konsumit tuaj të përditshme të kalorive.
Megjithatë ju mund të zgjidhni të bëni pjesë të dietës suaj disa karbohidrate specifike të cilat jo vetëm janë shumë të shëndetshme, por nuk ju shëndoshin.
- Misri
E para dhe themelorja – misri duhet patjetër të jetë i freskët. Duhet ngrënë pa vaj dhe me sasi minimale kripe.
Nëse i respektoni këto dy rregulla, ky karbohidrat i shëndetshëm do t’ju hidratojë dhe do t’ju sigurojë fibra, jod, fosfor, magnez, kalcium dhe hekur, mirëpo edhe do të përshpejtojë dobësimin.
- Bishtajat
Bishtaja është karbohidrat i vërtetë i lehtë ideal për darkë, madje edhe për darkë të vonë, sepse përshpejton metabolizmin tuaj deri në maksimum. Ju mban për një kohë të gjatë të ngopur.
- Qiqrat
Qiqrat janë të pasura me proteina bimore të cilat janë të shkëlqyeshme për zemër dhe përmbajnë mangan, i cili ju mbron nga plakja e hershme.
- Kërpudhat
Përmbajnë shumë karbohidrate, por edhe proteina dhe antioksidante, të cilat ndihmojnë në neutralizimin e efektit të dëmshëm të radikaleve të lira.