DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz Uncategorized

Pas 14 vitesh, marrin fund transmetimet e “Keeping Up With The Kardashians”

Shpërndaje

“Keeping Up With The Kardashians” do të transmetojë sezonin e tij të fundit në fillim të vitit të ardhshëm, pas 14 vitesh në transmetim.

Kim Kardashian me anë të një statusi në Instagram  tronditi fansat duke njoftuar se familja ka vendosur t’i jap fund shfaqjes ikonike dhe se secili ka vendosur të jetojë jetën e vetë larg kamerës së televizorit dhe dritës së prozhektorëve.

“Vitet e fundit shumë vëllezër e motra, së fundmi Kourtney, kanë hezituar të filmojnë shfaqjen. Kim gjithashtu ka përjetuar një vit të trazuar me betejën e shëndetit mendor të burrit të saj Kanye West dhe kandidimin e diskutueshëm presidencial duke vënë nën një presion të paparë në martesën e saj”.

“Ne do të çmojmë gjithnjë kujtimet e mrekullueshme dhe njerëzit e panumërt që kemi takuar gjatë rrugës. Faleminderit për mijëra individë dhe biznese që kanë qenë pjesë e kësaj përvoje”, shkroi Kim.

Përveç famës , reality show  ndihmoi në krijimin e emrit të familjes së Kim dhe motrave të saj: Kourtney, Khloe, Kylie dhe Kendall dhe në karrierën e tyre në biznesin e modës dhe bukurisë.

Pas 14 vitesh, marrin fund transmetimet e  “Keeping Up With The Kardashians” 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *