DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Rrëfimi i bashkëshortes së Valon Behrami: Familja e tij janë fantastikë, do të doja të dija më mirë shqip

Shpërndaje

Në një intervistë për RSI bashkëshortja e futbollistit të njohur shqiptar Valon Behramit, Lara Gut-Behrami foli për jetn e saj private dhe karrierën.

29- vjeçarja, fituese e përgjithshme e Kupës së Botës nga viti 2016  shprehet se ka një raport fantastik me Valonin dhe familjen e tij. “Valoni është dashuria e jetës time. Gjithçka ka ndryshuar që kur e takova”.

Ky është një rrëfim i rrallë i Lara , e cila e ka shumë të shenjtë jetën private. Kjo është arsyeja pse ajo ka kohë që fshiu të gjitha llogaritë e saj në rrjetet sociale.

“Askund nuk është shkruar se sot duhet të tregoj gjithçka për jetën time. Dhe askush nuk duhet të komentojë për gjithçka rreth meje”, – shprehet ajo.

Kur u pyet se sa nga kultura shqiptare e Behramit mori me vete, 26 herë fituesja e Kupës së Botës në ski u shpreh : “Unë jam shumë me fat që kam takuar Valonin dhe familjen e tij. Ata janë fantastikë. Vetëm gjuha ishte një problem në mes. Kur Valoni flet shqip me familjen e tij, unë ndonjëherë nuk kuptoj asgjë. Atëherë më duhet të qesh. Deri më tani unë jam në gjendje të flas vetëm disa copëza të shqipes dhe do të doja ta dija më mirë”.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *