DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

“Jeta fillon vërtet në të 40-at. Deri atëherë, ti je thjesht duke bërë kërkime”

Shpërndaje

“Jeta fillon vërtet në të 40-at. Deri atëherë, ti je thjesht duke bërë kërkime”. – Kjo është shprehja e njohur e  Carl Jung, një psikoterapist dhe psikoanalit zviceran, themelues i psikologjisë analitike dhe me shumë kontribute në këtë fushë.

Shpeshherë kjo shprehje duket sikur mbart në vetvete edhe një dozë ‘presioni’ të gjërave që një njeri duhet të ketë arritur apo kuptuar kur arrin moshën 40 vjeçare.

Këndvështrimi sigurisht është tepër subjektiv, megjithatë  është e ditur për të gjithë se shumë prej nesh rreth kësaj moshe kemi fituar mjaft eksperienca dhe njohuri që mund t’i vëmë në zbatim në të pjesën tjetër të jetës . Kjo është edhe për të thënë se ritmi dhe energjia nuk mbaron pas 40-tave. Më poshtë janë disa rekomandime (subjektive) se si mund të jetë e organizuar jeta juaj pas 40-tave.

1.Fundjavat e kaluara në shtrat janë gjithmonë një ide e keqe. Përpiquni të dilini sa më shumë gjatë fundjavës, të takoni miq, të afërm dhe të argëtoheni.

2.Rrethi yt shoqëror është bërë gjithmonë dhe më i vogël . Kjo nuk duhet marr si diçka negative, por pozitive, sepse tashmë do të kesh pranë vetëm njerëzit e duhur.

3.Një kohë e kaluar duke lexuar,  duke parë e shijuar një film të bukur, apo shëtitur  është antidoti pothuajse i gjithçkaje.

4.Intimiteti me dikë duket i këndshëm, vetëm nëse atë person e dashuron me gjithë zemrën tënde.

5.Filloni u shmangeni debateve të kota, pasi ju duket e pavlerë dhe energji e çuar dëm.

6.Kuptoni rëndësinë e fjalëve dhe mënyrën si u drejtoheni të tjerëve, nëse nuk doni ti humbisni.

7.Nuk i ndihmoni të tjerët  për të marrë mirënjohje prej tyre apo për të qenë protagonist, por sepse kështu ndiheni ju më mirë.

8.Ju kuptoni se karma ekziston. Ato që u bëni të tjerëve, do të kthehen mbrapsht një ditë.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *