Publikohet traileri / Blerim Destani përkrahë Robert De Niro dhe Morgan Freeman
Shpërndaje

Është publikuar pak ditë më parë traileri i filmit ‘’The Comeback Trail” , i zhanrit komedi-krim, me skenar dhe regji nga George Gallo. Në këtë film interpreton edhe aktori shqiptar Blerim Destani, përkrahë emrave të njohur si : Robert De Niro, Tommy Lee Jones, Morgan Freeman, Zach Braff, Emile Hirsch dhe Eddie Griffin. Destani, do të luajë rolin e një djali të quajtur Boris.
Në një postim përmes rrjeteve sociale ai është shprehur se për të ka qenë një nder e privilegj të luante në të njëjtin film me emrat e njohur hollivudianë.
Filmi është një version i ri i ri i filmit me të njëjtin emër të vitit 1982 nga Harry Hurwitz dhe pritet të dalë më 13 nëntor të këtij viti.