DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture Kendi i Filmit dhe Letërsisë

“International Human Rights Film Festival-Albania” hap siparin më 14 shtator

Shpërndaje

“International Human Rights Film Festival-Albania” do të sjellë edicionin  e tij të 15-të në Tiranë nga data 14 deri më 24 shtator. Këtë vit tema e çdo filmi ka qenë “Të Drejtat e Fëmijëve dhe Grave” ka thënë në njoftimin e saj Ambasada Gjermane në Tiranë.

‘’Të hënën fillojnë dhjetë ditë të mbushura me filma cilësorë rreth temës së Drejtave të Njeriut. Tashmë për herë të 15-të, “International Human Rights Film Festival-Albania” do të sjellë në Tiranë nga data 14 deri më 24 shtator filma nga e gjithë bota, duke u fokusuar këtë viti tek “Të Drejtat e Fëmijëve dhe Grave”. Këtë vit nën masat parandaluese kundër Koronavirus dhe vetëm në ambiete të hapura.’’ – ka shkruar Ambasada në faqen e saj në mediat sociale.

Gjermania e mbështet festivalin edhe këtë vit. Angazhimi për të drejtat e njeriut është një gur themeli i politikës së jashtme gjermane.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *