DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë Lifestyle

5 romanet që mund të lexoni këtë sezon

Shpërndaje

Interesi dhe magjia e leximit nis që në moshë të hershme tek njeriu. Megjithatë shijet dhe zgjedhjet se çfarë duhet të lexosh ndryshojnë me kohën, kjo edhe për shkak të rritjes së informacionit, zhvillimit të internetit, por edhe faktorëve të tjerë. Thriller, dashuri, imagjinatë, pasione, ngjarje të pazakonta – janë disa prej elementeve brendashkruar romaneve që ne ju rekomandojmë që të lexoni këtë sezon.

 

  1. Çaste lumturie dhe palumturie te papërfillshme nga Francesco Piccolo

A mund të ekzistojnë lumturi të papërfillshme? E si mund t’i quash ndryshe ato kënaqësi të thekshme e ikanake që shënjojnë ditët tona, duke përflakur minutat si fijet e shkrepëseve në errësirë? Me shkreptima rrufeje, fshikullima kamxhiku dhe histori, Francesco Piccolo nxjerr cullak me një humorizëm të pamëshirë vetëtimat më verbuese të ngazëllimit, regëtimat, të fshehtat e strukura në skutat më të thella me të cilat herë a vonë të gjithë duhet të përballemi. Faqe pas faqeje, çast pas çasti, përfshihesh nga një shkulm i pandalshëm hareje, inteligjence dhe çmeritjeje.

 

  1. Bota e Sofies nga Jostein Gaarder

Filozofia mund të na mësojë diçka mbi artin e jetës. Shpesh, ne nuk kemi kohë për të shpjeguar as një buzëqeshje të mistershme. Por, në këtë mënyrë, ne u largohemi edhe burimeve të pastra të lumturisë. Dhe lumturia mund të jetë diçka po aq e thjeshtë sa edhe zbulimi, që qielli është i kaltër, ose që zogjtë fluturojnë trumba-trumba.

 

  1. Alef nga Paulo Coelho

Subjekti i këtij romani është udhëtimi i Paolo Coelho-s gjatë muajve mars dhe korrik të vitit 2006, nëpër tre kontinente: Europë, Afrikë dhe Azi – një udhëtim në kohë dhe hapësirë, me të kaluarën dhe të tashmen, gjithmonë në kërkim të vetvetes.

 

  1. Leksioni i fundit nga Randy Pausch

Historia e një profesori të shkencave kompjuterike, i cili në prag të ndarjes së tij nga jeta për shkak të kancerit, u lë si trashëgimi fëmijëve, kolegëve dhe studentëve të tij, si një shishe në breg të lumit, 50 leksione realisht të fundit. Përmbushja e ëndrrave të fëmijërisë është çelësi i realizimit të një njeriu, sipas prof. Rendi Paush, i cili në sajë të rregullave dhe këshillave mbarënjerëzore që i ofron audiencës dhe mirënjohjes që u shpreh fillimisht prindërve dhe më pas të gjithë atyre që i mundësuan përmbushjen e këtyre ëndrrave, përlot shpirtrat e miliona njerëzve të cilët lexojnë këtë botim në mbarë botën.

  1. Matja e botës nga Daniel Kehlmann

Romani ngjall emocione thellësisht frymëzuese rreth përpjekjeve të racionalitetit më të lartë në betejë me natyrën e egër dhe mizore të njerëzimit.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *