DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Ndahet nga jeta aktorja e njohur e “Game of Thrones”

Shpërndaje

Aktorja e njohur e  “Game of Thrones”, Dame Diana Rigg  është ndarë nga jeta  në moshën 82-vjeçare pas një beteje të shkurtër me kancerin.

Lajmi u bë publik nga agjenti i saj, i cili tha se aktorja ndërroi jetë në shtëpi pranë familjes së saj.

Aktorja britanike bëri emër në serialin e kultit të vitit 1961, “The Avengers”, përpara se të luante si Lady Olenna Tyrell në “Game of Thrones” të HBO.

Aktorja e njohur vjen nga një karrierë e gjatë si në kinema dhe në skenë dhe është fituese e disa çmimeve  si: çmimet ‘Bafta’, ‘Emmy’ dhe ‘Tony’.

Ndahet nga jeta aktorja e njohur e “Game of Thrones” 1

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *