Kina fillon ndërtimin e një qyteti inteligjent ‘Anti-Covid’
Shpërndaje

Rasti i Covid-19 dhe menaxhimi i pandemisë e ka ‘frymëzuar’ shkencën dhe teknologjinë kineze të nisin ndërtimin e një qyteti inteligjent ‘Anti-Covid’ me një lagje që ka për synim që t’ua bëjë njerëzve jetën më të lehtë, në rast të shpërthimeve të pandemive të mundshme në të ardhmen.
Lagjja është pjesë e projektit për Zonën e Re Xiong’an, një mega-qytet pranë Pekinit që ‘imiton’ Londrën në madhësi. Projekti përfshin ndërtimin e shtëpive prej druri, kopshteve për kultivimin e bimëve dhe perimeve në çatitë e pallateve, energjinë e rinovueshme, ballkone të mëdha, ndërtesa me hapësira dhe distancim etj.