Kujdestaria e fëmijëve/ Tensionohen marrëdhëniet mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt
Shpërndaje

‘’Us Weekly’’ shkruan se raportet mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt sa vijnë e janë duke u përkeqësuar në atë pikë sa ata nuk po pranojmë më të shkojnë në terapi familjare.
“Tensionet janë përshkallëzuar midis Brad dhe Angelina, dhe terapia familjare nuk po zhvillohet më”, – tha një burim për ‘’Us Weekly’’.
Sipas burimit Angelina kundërshton kërkesën e Brad, i cili dëshiron 50 me 50 kujdestari të përbashkët fizike dhe ligjore të gjashtë fëmijëve të tyre.
Djali i tyre i madh Maddox që është 19 vjeç thuhet se mund ta zgjedhë vetë se më kë do e kalojë kohën dhe sigurisht që ai do të përzgjedhë Angelina-n, sepse me Brad nuk ka asnjë lloj kontakti. Ndërkohë thuhet se Jolie dëshiron të zhvendoset në Britani dhe të marrë me vete fëmijët atje.