Bebe Rexha nuk i harron zakonet shqiptare, mbjell perime në bahçe
Shpërndaje

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, nuk i harron zakonet shqiptare, madje është ndër personazhet shqiptare me famë botërore që më së tepërmi i promovon ato dhe Shqipërinë.
Kësaj radhe përmes një video të publikuar në InstaStory, ajo ka treguar se ka mbjellë në oborrin e shtëpisë së saj në LA perime të ndryshme si speca, domate e tranguj.
Në videon e publikuar Bebe tregon pamjet e bahçes teksa bashkë me tezen ujisin perimet dhe kërkon edhe këshilla sesi mund t’i rrisë ato.
Komunikimit mes tyre shpesh zhvillohet edhe në gjuhën shqipe.