DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Shenjat që tregojnë se duhet t’i lini thonjtë tuaj të ‘marrin frymë’

Shpërndaje

Takimi i përmuajshëm tek estetistja për të bërë manikyrin xhel/tipsa është kthyer në një rutinë për femrat.

A duhet t’i lini thonjtë “të marrin frymë”? Kjo është pyetja që ju shqetëson gjithmonë apo jo?. Sipas këshillave të estetistëve , nëse ju vini re se sipërfaqja e thonjve është zverdhur nga përdorimi i manikyrit ju duhet ti lini ata ‘pushim’ për disa kohë.

Edhe pse thonjtë e marrin oksigjenin dhe lëndët ushqyese nga gjaku, ata  kanë nevojë për pak pushim, që do të thotë se duhet të shmangni takimet e pandërprera tek estetistja.

Nëse shihni thonj të zverdhur në sipërfaqe, thyerje, çngjyrosje dhe hollim të tyre, atëherë këto janë shenjat kryesore se duhet t’i lini thonjtë tuaj të ‘marrin frymë’.

Një nga këshillat kryesore për mbrojtjen e thonjve, është që mos ti limoni ata fort dhe mos të përdorni forcë, ndërsa hiqni manikyrin.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *