Akuzat për sulm seksual/ Policia bastis jahtin luksoz të Conor Mcgregor
Shpërndaje

Policia bastisi jahtin privat të Conor Mcgregor gjatë fundjavës që lamë pas, pasi ndaj yllit të arteve ushtarake (UFC-së) rendon akuza e ngacmimit seksual.
Policia u shfaq në jahtin me një vlerë prej 3.2 milionë euro në Korsikë, ndërsa Mcgregor u shoqërua në polici.
Mediat raportojnë se McGregor u la i lirë dje pa ndonjë akuzë, por çështja penale është ende aktive dhe ai mund të thirret para një gjykatësi më vonë gjatë kësaj jave.
Sipas ‘’The Sun’’ ylli i njohur “ekspozoi pjesët e tij intime”një gruaje të re të martuar në tualetin e një bar-restoranti. Sipas Forbes ish-kampioni botëror i UFC-së, McGregor ka një pasuri prej 81 milionësh euro.