Suksesi i albumit të ri/ Ava Max shkëlqen me krijimin e stilistit nga Kosova
Shpërndaje

Vetëm pak ditë më parë këngëtarja shqiptare me famë botërore Ava Max lancoi albumin e saj “Heaven and Hell” . Deri më tani albumi është pritur shumë mirë dhe këngëtarja është promovuar në “billboard”-et më të mëdha të kryeqyteteve të famshme të botës. Por përveç muzikës së mirë, ka rënë në dukje edhe look-u e stili unik i Ava Max.
Në fotografinë e fundit të publikuar në rrjetet sociale, vëmendje mori fustani i saj që është krijim i stilistit nga Kosova Pajtim Rracit.
Bashkëpunimet e stilistëve shqiptarë me artistë botërorë janë bërë të shpeshta kohët e fundit, ku nuk ka munguar as paraqitja e tyre në faqet e para të mediave prestigjioze.