DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Pas projektit të filmit, Jennifer Lopez dhe Maluma gati këngën e re

Shpërndaje

Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez ka entuziazmuar fansat e saj teksa me anë të një postimi në mediat sociale ka lajmëruar se së shpejti do të lancojë projektin më të ri muzikor me këngëtarin latin Maluma.

Lopez ka shkruar ndarë me 131 milionë ndjekësit e saj në Instagram një klip të shkurtër me pamje nga prapaskenat , ku shfaqet si gjithmonë sensuale dhe në super formë.

51-vjeçarja Lopez i rikthehet kështu muzikës, pas rreth dy viteve mungesë.

Këngët e fundit të lansuara nga JLo janë  “Medicine” në bashkëpunim me reperin French Montana dhe “El Anillo”, këngë të cilat janë lancuar para dy viteve.

Ky është bashkëpunimi i parë muzikor i dyshes, JLo dhe Maluma, por kjo nuk është hera e parë që ata shfaqen pranë njëri-tjetrit. Lopez dhe Maluma së fundmi kanë realizuar një film komedi-romancë me titull “Marry Me”, i cili do të lancohet më 12 shkurt të vitit të ardhshëm.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *