Anulohet ceremonia e Çmimeve Nobel, e para herë që nga Lufta e Dytë Botërore
Shpërndaje

Për herë të parë në histori, ceremonia e dhënies së Çmimeve Nobel, e planifikuar për në 10 dhjetor në Stokholm do të anulohet për shkak të situatës së pandemisë botërore.
“Hera e fundit që nuk është mbajtur ceremonia në Stokholm ka qenë në vitin 1944, gjatë Luftës së Dytë Botërore”, u shpreh për mediat Gustav Källstrand, historiani i Fondacionit Nobel.
Ceremonia do të zhvillohet virtualisht dhe do të transmetohet në televizion dhe platformat e rrjeteve sociale, sikundër po ndodh kohët e fundit me të gjitha eventet e ndarjes së çmimeve.
“Këtë vit, ideja është që medaljet dhe certifikatat e mirënjohjes t’u dorëzohen kandidatëve në një mënyrë të sigurt, në vendet e tyre të qëndrimit, me shumë gjasa me ndihmën e ambasadave dhe universiteteve të të kandiduarve”, shpjegoi Fondacioni.