Ndahet nga jeta nëna e Sylvester Stalone
Shpërndaje

Nëna e aktorit të njohur hollivudian Sylvester Stalone është ndarë nga jeta ditën e djeshme. Jackie Stallone ishte 98-vjeçare. Ajo la pas një karrierë të pasur si kërcimtare dhe atrologe. Jackie ka qenë një nga konkurrentet më të paharrueshme të shout amerikane ‘Celebrity Big Brother’.
Stallone u martua me burrin e saj të parë Frank Stallone Sr, një berber dhe aktor amerikan, në vitin 1945. Ata qëndruan së bashku për 12 vjet dhe patën dy djem: aktorin Sylvester dhe muzikantin Frank.