DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

‘’Forbes’’ shkruan për Kosovën: Ja pse duhet ta vizitoni vendin e Rita Orës

Shpërndaje

Në një artikull me vendet që mund të vizitohen lehtësisht në kohë pandemie, revista prestigjioze ‘’Forbes’’ liston edhe Kosovën.

Ndër arsyet që rendit se përse duhet të vizitohet Kosova, ‘’Forbes’’ shkruan se një motiv më shumë për të shkuar në Kosovë, është fakti se këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, vjen prej atij vendi.

‘’Forbes’’ gjithashtu shkruan për klipin “Shine Ya Light” të këngëtares, i cili para tetë viteve u realizua në Kosovë, si një dedikim për vendin e saj të lindjes.

“Kërkesat e hyrjes: nuk ka asnjë kufizim . Statusi i Kosovës për vizitorët ka qenë i paqartë në disa raste, por tani duket se vizitorët mund të shkojnë në një vend të vogël të Ballkanit pa ndonjë test ose kërkesë karantine. Vini re se ka orar qarkullimi në fuqi nga ora 22:30 deri në 5:00 të mëngjesit. Pse të shkojmë në Kosovë? Ndër shumë arsye të tjera, ylli i muzikës pop, Rita Ora është prej andej (ajo e xhiroi këtë video në kryeqytetin Prishtinë)”, shkruan “Forbes”.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *