‘Habit’ Sharon Stone : Isha çmendurisht e dashuruar me De Niron
Shpërndaje

“Robert De Niro ka qenë padyshim puthësi më i mirë”, – Kështu ka deklaruar aktorja Sharon Stone gjatë një prononcimi në ‘’Watch What Happens Live’’, ku ka folur më shumë për jetën dhe karrierën e saj 40-vjeçare.
“Ndoshta për faktin se e vlerësoja aq shumë, momenti kur më puthi ishte kulmi i asaj që dëshiroja. Isha çmendurisht e dashuruar me të si aktore” – është shprehur gjatë intervistës Stone, duke ‘habitur’ disi fansat.
Stone dhe De Niro portretizuan rolet e Ginger McKenna dhe Sam “Ace” Rothstein në filmin e vitit 1995, “Casino”, një film i cili është pëlqyer shumë dhe mbetet një nga filmat më të bukur të aktorëve.