Berat/ Ekspozita me fotot e rralla të qytetit
Shpërndaje

Qendra e Muzeumeve në Berat në kuadër të muajit të trashëgimisë kulturore do të organizojë një seri aktivitetesh me natyrë kulturore, mes tyre edhe një ekspozitë me fotografitë e vjetra të qytetit.
Fotografi të vjetra të Beratit të shkrepura nga fotografë vendas dhe të huaj, të grumbulluara nga revistat të cilat i përkasin një periudhe 100-120-vjeçare janë pjesë e kësaj ekspozite.
Në këtë ekspozitë janë demonstruar edhe fotografitë e Urës së Goricës e shkatërruar në kohën e luftës si dhe shtëpitë muzeale të viteve 1938.
“Kjo ekspozitë pikë së pari i drejtohet brezit të ri, për të pasur një përfytyrim më të saktë për qytetin e tyre dhe historikun e zhvillimit të tij ndër vite’, u shpreh në fjalën e tij Drejtori i Muzeumeve në qytetin e Beratit Agron Polovina.