Trondit Mariah Carey: Familja ka përfituar nga unë, motra donte të më trafikonte
Shpërndaje

Në një intervistë për Oprah Winfrey, këngëtarja e njohur me famë botërore Mariah Carey ka treguar disa nga dramat dhe problemet familjare që e kanë shoqëruar që në fëmijëri.
“Kur isha 12 vjeç, motra ime e madhe më ka droguar duke më ofruar kokainë dhe ka tentuar të më trafikonte si prostitutë”, është shprehur Carey ; deklaratë e cila e ka ‘tronditur’ audience dhe fansat e saj.
Më tej ajo ka treguar se familjarët e saj nuk e kanë dashur dhe janë munduar të përfitojnë gjithmonë nga fama dhe pasuria e saj.
Ky rrëfim i këngëtares vjen pas botimit të librit të saj ‘’ The Meaning of Mariah Carey’’, një autobiografi e Carey, ku ajo sjell të përmbledhura kujtimet, detaje nga karriera, emocionet, momentet e lumtura, sfidat dhe dramat që e kanë shoqëruar gjatë jetës.
Gjatë intervistës Carey, mes të tjerash Carey është shprehur se albumi i saj i radhës “The Ratities” do të lansohet me datë 2 tetor.