DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

48 orë pas vendimit të ndarjes, Bill Gates transferon 1.8 miliard dollarë në emër të Melinda-s

Shpërndaje

Në më pak se 48 orë pasi njoftuan vendimin e tyre për tu ndarë Bill Gates ka transferuar më shumë se 1.8 miliard dollarë në emër të Melinda Gates, kapital i ardhur nga ‘Cascade Investment’, një kompani e Bill Gates e krijuar me të ardhurat e shitjeve të aksioneve ‘Microsoft Corp’.

Kompania ‘Cascade’ transferoi gjithashtu 2.94 milionë aksione në ‘AutoNation Inc.’, me vlerë 309 milionë dollarë, shkruan Bloomberg

Përmes ‘Cascade’, Gates ka interes në pasuri të patundshme, energji dhe mikpritje si dhe aksione në dhjetëra kompani publike, përfshirë ‘Deere & Co’. dhe ‘Republic Services Inc’. Çifti janë gjithashtu ndër pronarët më të mëdhenj të tokave në Amerikë.

Sipas Bloomberg, Bill Gates ka pasuri në blerë 145.4 miliardë dollarë (120 miliardë euro).

Bill dhe Melinda Gates njoftuan 2 ditë më parë vendimin e tyre për divorc pas 27 vitesh martesë. Ata janë prindër të 3 fëmijëve: Jennifer 25 vjeç, Rory 21 vjeç dhe Phoebe 18.

Në lidhje më këtë vendim ka reaguar edhe vajza e tyre e madhe Jennifer. 25-vjeçarja ndau një deklaratë në Instagram Story të saj, duke kërkuar nga ndjekësit e saj që të respektojnë privatësinë ndërsa familja po kalonte këtë kohë të vështirë.

Vendimin për divorc çifti i famshëm duket se e kanë marrë kohë më parë dhe prisnin kohën e duhur për ta shpallur publikisht.

Kjo nisur nga fakti që Melinda Gates bleu një pronë prej 1.2 milion dollarë në Seattle në fillim të muajit prill të këtij viti.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *