Trendi i ri i Gucci-t, xhinset me njolla bari që po ‘’çmendin’’ blogeret
Shpërndaje

I mbani mend atletet me gjolla të Gucci-t që u bënë mjaft të famshme gjatë vjeshtë-dimrit të vitit të kaluar?
Nëse i mbani mend, me siguri nuk do të habiteni nga xhinset e koleksionit të ri vjeshtë-dimër 2020 të markës, të cilat në pamje duken sikur kanë njolla jeshile bari.
Këto xhinse që të japin idenë e xhinseve “të veshura e të vjetra” , kanë hasur në kritikën e blogereve të cilët nuk pajtohen me idenë ‘inovative’ të brand-it.
Xhinset të cilat kanë njolla jeshile prej bari rreth gjunjëve kushtojnë 800 dollarë . Përveç xhinseve me këtë çmim, janë edhe kominoshet për një çmim prej 1200 dollarë, gjithashtu me njolla bari te gjunjët. Kujtojme këtu se atletet e veçanta të Gucci-t u shitën vitin e kaluar për 870 dollarë.