U largua nga Portokallia/ Programi i ri që do të moderojë Xhemi Shehu?
Shpërndaje

Largimi i Xhemi Shehut nga “Portokallia” ka qenë një nga lajmet më të bujshme të ‘merkatos’ televizive.
Për largimin ‘e papritur’ dhe arsyet që e çuan drejt atij vendimi, Xhemi ende nuk është prononcuar. Megjithatë, duket se për moderatoren largimi nga ‘Portokallia’’ nuk do të thotë largim nga bota e televizionit. Së fundmi ajo është parë në shoqërinë e vëllezërve binjak, Donald dhe Romeo Veshaj. Me largimin e Bora Zemanit, “Treshat” kanë mbetur “Dy” dhe mediat po aludojnë se Xhemi mund t’i bashkohet emisionit.