Shmangini këto zakone/ Faktorët që ndikojnë më së tepërmi në plakjen e lëkurës
Shpërndaje

Studime të ndryshme tregojnë se stili i jetesës, ushqimi, madje edhe përdorimi i produkteve të kozmetikës dhe higjienës në mënyrën jo të duhur mund të ndikojnë në shtimin e rrudhave në fytyrë dhe plakjen. Më poshtë ju rendisim disa nga faktorët që ndikojnë më së tepërmi në plakjen e lëkurës:
1- Mungesa e gjumit çon në dehidratim të lëkurës. Nëse flini më pak se 5 orë në ditë kjo mund të jetë problematike për lëkurën tuaj.
- Mungesa e antioksidantëve në rutinën tuaj ushqimore . Është e rekomandueshme që të hani sa më shumë karota, kunguj, domate, perime me gjethe, si edhe të konsumoni vajin e ullirit. Po ashtu, sipas një studimi, karbohidratet janë më të rëndësishmet për gratë, ndërsa burrat duhet të hanë mjaftueshëm proteina për të qëndruar më të rinj.
- Prania e ushqimeve të konservuara dhe të skuqura
- Dushi mu ujë shumë të nxehtë dhe sapun ndikojnë në tharjen e lëkurës.
- Mungesa e proteinave parandalon qelizat e lëkurës të rinovohen.