Taylor Swift lë mbrapa Whitney Houston, thyen rekordin botëror
Shpërndaje

Taylor Swift gëzon titullin e artistes femër e cila ka dominuar më së shumti toplistën “Billboard” të 200 albumeve më të mira, pasi gjatë karrierës së saj deri më tani ka qëndruar për plot 47 javë në vend të parë. Në të kaluarën këtë rekord e mbante ikona e muzikës, Whitney Houston, e cila e kishte arritur këtë sukses në vitin 1987 me albumin e saj të dytë të incizuar në studio, “Whitney”.
Albumi i fundit i Swift me titull “Folklore” u rikthye në vendin e parë të toplistës “Billboard” këtë javë, pas shitjes së 87 mijë kopjeve ekstra.
“Folklore” po ashtu mban rekordin e albumit të vetëm jo R&B ose hip-hop nga një artiste femër, që e ka shënuar një sukses të këtillë, që nga lancimi i albumi “25” nga ylli i muzikës Adele.