Dua Lipa dhe Anwar Hadid fotografohen të kapur dorë për dore në rrugët e New York-ut
Shpërndaje

Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid, u fotografuan teksa ecnim të lumtur dhe dorë prej dore të hënën në New York.
Krijuesja e hitit “One Kiss”, dukej në superformë teksa mbante veshur një palë pantallona lëkure, një triko të zezë dhe një çantë lëkure.
Shëtitja e çiftit vjen pak ditë pasi motra e madhe e Anwar, Gigi, u bë nënë, duke sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
Që prej periudhës së koronavirusit , Dua është zhvendosur në Los Angeles për të qenë më afër të dashurit të saj.