DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë Star Event

U anulua për shkak të COVID-19/ Ja kur do të mbahet Festivali i Filmit në Kanë

Shpërndaje

Pandemia detyroi një sërë eventesh ndërkombëtare që të ndryshonin kursin e tyre, kohën madje  edhe mënyrën e organizimit.

I tillë është edhe Festivali i Filmit në Kanë, i cili nuk mundi të zhvillohej në pranverë për shkak të pandemisë. Organizatorët kanë lajmëruar se do të mbajnë një edicion të jashtëzakonshëm në fund të tetorit.

“Juria, përbërja e së cilës do të zbulohet së shpejti, do të japë “Palmën e Artë” për filmat me metrazh të shkurtër dhe çmimet “Cinéfondation” për talentet e reja”, kanë theksuar organizatorët në një deklaratë për mediat.

Duke mos arritur të mbahej si çdo vit në maj, Festivali i Kanës ‘u dorëzua’ duke publikuar vetëm një listë me 56 filma që ishin pjesë e zgjedhjes zyrtare të tij për vitin 2020.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *