DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Dobitë shëndetësore të boronicës së kuqe

Shpërndaje

A e dini se një racion me boronica të kuqe jep  24% të dozës ditore të vitaminës C dhe vitaminës E?

Antioksidantët dhe fitoushqyesit që gjenden tek boronica e kuqe kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin e njeriut dhe jetëgjatësinë. Ky frut përmban substanca që parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare dhe formimin e kolesterolit të keq në zemër dhe enët e gjakut. Studimet kanë treguar që boronica e kuqe është një frut që ofron mbrojtje nga kanceri, veçanërisht ai i gjirit sepse përmban antioksidantë të fuqishëm.

Kur janë të freskëta, boronica e kuqe përmban sasinë më të madhe të antioksidantëve. Fundi i vjeshtës është koha perfekte për t’i mbledhur boronicat, për t’i gatuar, apo edhe për t’i ngrirë dhe konsumuar ngadalë gjatë muajve apo viteve në vijim.

Mënyra më e mirë për të nxjerrë lëngun nga këto fruta (në versionin e tyre të freskët) është t’i shtrydhni vetë dhe ti konsumoni si lëng. Po ashtu ju mund të zgjidhni t’i hani ato edhe si fruta më vete, ose të përziera me kos.

Duke qenë se boronica e kuqe dhe lëngu i saj përmban acid oksalik, ato sugjerohen për tu konsumuar për parandalimin e mpiksjes së gjakut.

Boronicat e kuqe në variantin e tyre të thatë mund të kombinohen me një sallatë me spinaq të freskët dhe djathtë të bardhë, ose  edhe mund të hahen siç janë, mbase duke u shoqëruar me 1 lugë mjaltë në mëngjes.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *