Tradhtitë, dhuna familjare dhe divorcet në jetën e Mariah Carey-t
Shpërndaje

Këngëtarja e njohur, Mariah Carey nuk ka kursyer asnjë detaj mbi jetën e saj personale, teksa ka rrëfyer se si e ka tradhtuar bashkëshortin, rehabilitimin, dhunën familjare dhe divorcet që e kanë shoqëruar përgjatë jetës.
Ajo ka treguar periudhën ku ishte e martuar me producentin muzikor Tommy Mottola dhe kontrollin që ai i ushtronte, duke mos e lënë asnjë moment të lirë.
“Unë nuk mund të flisja me askënd, pasi ishte nën kontrollin e Tommy-t. Nuk mund të dilja apo të bëja diçka. Nuk mund të lëvizja lirshëm as në shtëpinë time”, është shprehur ajo.
50-vjeçarja Carey ka treguar sesi kishte ‘shfrytëzuar’ rastin në New York që ta tradhtonte me Derek Jeter.
Martesa e dytë e Carey ishte me Nick Cannon, e cila përfundoi po ashtu në divorc.
Në vitin 2001, Carey u diagnostikua me çrregullime bipolare, e cila i solli probleme edhe në aspektin profesional.
Burimi: Mirror