DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Lajm i trishtë për familjen e John Legend dhe Chrissy Teigen

Shpërndaje

Modelja dhe prezantuesja amerikanë Chrissy Teigen së fundmi ka ndarë më fansat dhe miqtë në mediat sociale një lajm të trishtë.

Chrissy Teigen ka deklaruar se pësoi një abort spontan, duke humbur kështu fëmijën që priste.

Teigen ishte shtatzënë me fëmijën e saj të tretë kur u dërgua në spital pas ndërlikimeve të shumta, shkruan ‘’The Guardian.’’

Modelja 34 vjeçare shkroi  në rrjetet sociale: “Ne jemi të tronditur, ndiejmë një dhimbje të thellë të ciliën e kishin dëgjuar, por kurrë nuk e kemi ndjerë më parë”

“Ne nuk ishim në gjendje të ndalonim gjakderdhjen dhe t’i jepnim foshnjës sonë lëngjet që i duheshin, pavarësisht qeseve dhe transfuzioneve të gjakut. Thjesht nuk ishte e mjaftueshme”, shkroi në ajo.

Teigen më vonë shkroi në Twitter: “Duke shkuar në shtëpi nga spitali pa asnjë fëmijë. Si mund të jetë e vërtetë kjo”.

Ky lajm ka tronditur jetën e John Legend dhe Chrissy Teigen, të cilët janë prindër të dy fëmijëve, Luna dhe Miles.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *