DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle Showbiz

Debati presidencial/ Melania Trump dhe Jill Biden rrëmbejnë vëmendjen me paraqitjen elegante

Shpërndaje

Ditën e djeshme presidenti në detyrë i SHBA -Së Donald Trump dhe kandidati për president Joe Biden u përballën në debatin e tyre të parë televiziv për postin e kryetarit të shtetit.

Përveç retorikave politike dhe kundërvënies së programeve , ajo që mori vëmendje në media ishte edhe paraqitja e bashkëshorteve të tyre.

Melania dhe Jill u shfaqën elegante ndërsa treguan mbështetje për bashkëshortët e tyre në ngjarjen historike përballë kombit amerikan.

Debati presidencial/ Melania Trump dhe Jill Biden rrëmbejnë vëmendjen me paraqitjen elegante 1Melania, u shfaq e veshur me një kostum serioz në vlerë 3,340 dollarë (2848 euro), të punuar nga Dolce & Gabbana, ,duke e kombinuar me një këmishë të bardhë dhe një palë taka të markës ‘Christian Louboutin’, të cilat kushtojnë rreth 695 dollarë (592 euro).

Ndërkohë Jill, 69-vjeçare, zgjodhi një pamje më klasike, duke veshur një fustan mëndafshi të gjelbër që përmbante detaje në pjesën e përparme – një dizajn që ajo e shfaqi për herë të parë në tetor të vitit 2017 kur mori pjesë në një ngjarje për mbledhjen e fondeve me burrin e saj në Neë York.

Melania mbajti dorën e burrit të saj si një gjest mbështetës, ndërsa Jill qëndroi krah për krah me Joe-n.

Debati presidencial/ Melania Trump dhe Jill Biden rrëmbejnë vëmendjen me paraqitjen elegante 2

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *