DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Ushqimet që duhen shmangur gjatë shtatzënisë

Shpërndaje

Shtatzënia është një periudhë e bukur  për çdo grua dhe që kërkon shumë kujdes, përfshirë këtu një kujdes shumë të veçantë në dietën ushqimore.

Ngrënia në mënyrë sa më ‘disiplinore’ dhe marrja e vlerave ushqyese të nevojshme për të garantuar shëndetin tuaj dhe të fëmijës që keni në bark është thelbësore.

Disa ushqime dhe pije nuk janë aspak të sigurta për konsum gjatë këtyre 9 muajve dhe duhet medoemos t’i lini jashtë menusë suaj ushqimore. Më poshtë ju rendisim një listë me produkt që nuk rekomandohen të përdoren nga gratë shtatzëna.

-Shmangni ngrënien e disa llojeve të peshqve

Peshqit e kapur në lumenjtë lokalë, përrenjtë dhe pellgjet pranë fabrikave të mëdha apo burimeve të tjera të ndotjes nuk duhen konsumuar. Shembujt përfshijnë salmon, peshku blu, levrek, peshk shtizë dhe troftë. Ato mund të përmbajnë nivele të larta të bifenileve të poliklorinuara.

-Djathi i butë (i pastazhonuara)

Këto lloje djathrash mund të përmbajnë E. coli ose listeri – bakteret që mund të shkaktojnë gjendje shumë të pakëndshme shëndetësore për ju dhe probleme serioze për shtatzëninë tuaj.

-Kafeina në sasi të mëdha

Konsumi i kafeinës duhet mbajtur nën kontroll edhe nëse ju jeni një njeri që e pëlqen shumë kafenë.

Një filxhan kafe ose çaji në ditë konsiderohet i sigurt, por përpiquni ta mbani nën 200 mg.

-Mishi i konservuar

Shmangni ngrënien e mishrave të gatshëm, përfshirë këtu edhe produketet e sallamerisë, sepse përmbajnë bakteret e listerias problematike për të cilën flitet aq shumë.

-Alkooli

Për fat të keq, alkooli që konsumoni mund të kalojë përmes placentës tek fëmija juaj në zhvillim. Alkooli ndikon në zhvillimin e qelizave dhe e bën të vështirë për ushqyesit dhe oksigjenin që të arrijnë objektivat e tyre në trupin e fëmijës suaj.

Disa lloje frutash dhe perimesh

Ju lutem, mbani mend se ju mund të keni intolerancë individuale ndaj disa produkteve si banane, limon, domate etj. Ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj për të gjetur se cilat ushqime duhet të shmangen në këtë periudhë të rëndësishme.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *