DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Fashion Lifestyle

Dior lancon koleksion e ri gjatë Javës së Modës në Paris, detaji që bie në sy

Shpërndaje

Frymëzuar nga karantina dhe realiteti i ri që po kalojmë pas pandemisë, stilistja e Christian Dior, Maria Grazia Chiuri  u përpoq të sillte në koleksionin e ri një frymë interesante që pasqyron stilin e ri të jetesës të diktuar nga pandemia, koleksion i cili hera-herës qëndron larg  veshjeve glamuroze me kashmir të Dior që jemi mësuar të shohim.

“Ne po jetojmë në një mënyrë krejt tjetër dhe po qëndrojmë më shumë në shtëpi brenda intimitetit tonë. Rrobat tona duhet të pasqyrojnë këtë stil të ri të jetesës”, u shpreh ajo.

“Kjo është shumë larg pamjes Dior, sepse Dior është një shtëpi couture. Ideja e ndërtimit ishte vërtet e ngurtë, ”pranoi Chiuri. “Çështja më e rëndësishme për mua ishte të realizoja siluetën e re Dior: xhaketën me këmishë dhe pantallonat. Unë mendoj se kjo është ajo që përfaqëson vërtet frymën e momentit”, përfundoi ajo për mediat.

Këto janë disa nga veshjet më të bukura nga sfilata e Dior pranverë 2021:

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *