Një muaj para zgjedhjeve presidenciale/ Donald dhe Melania Trump infektohen me COVID-19
Shpërndaje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe gruaja e tij, Melania, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Lajmi vjen një muaj para zgjedhjeve presidenciale, kur presidentit në detyrë Trump i duhet të karantinohet së bashku me bashkëshorten për të luftuar virusin.
Njoftimi për gjendjen shëndetësore të familje presidenciale u dha nga vetë Trump me anë të një postimi në platformën Twitter, në orët e para të së premtes.
“Sonte, unë dhe Zonja e Parë kemi dalë pozitivë me COVID-19. Do të nisim karantinën dhe procesin e shërimit menjëherë. Do t’ia dalim bashkë” , – shkroi Trump.
Mësohet se çifti presidencial janë infektuar nga Hope Hicks, këshilltarja e presidentit.
Hicks udhëtoi me presidentin në avionin ‘’Air Force One’’ për debatin e parë presidencial, në Kllivllend, më 29 shtator, dhe me helikopterin e presidentit ‘’Marine One’’, për një tubim në Minesota, më 30 shtator.