DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle Showbiz

Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo feston ditëlindjen, nusja i bën dedikim e ndjerë

Shpërndaje

Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo, e cila u bë edhe më popullore për publikun shqiptar pas tërmetit të 26 nëntorit festoi dje përvjetorin e lindjes.

Nusja e saj, producentja e njohur Alda Bida i ka bërë një urim mjaft të ndjerë duke e cilësuar si një grua të fortë dhe një profesioniste të shkëlqyer që ka nxjerrë nga duart e saj breza të tërë inxhinierësh ndër vite.

“Gëzuar ditën e lindjes Luljeta Bozo (Konomi) ti grua e madhe që ke dhënë e jep kontribut në shkencën e mekanikës së dherave e që shumë të identifikojnë me tërmetin….

Që ke kaluar në duart e tua breza e breza konstruktorësh e ndërtues… që modestisht buzëqesh kur ish-studentë të falenderojnë për atë çfarë u ke dhënë me zemërgjerësi, Dijen… kur bota akademike nga gjithë bota të vlerëson e fton të ndash në auditore universitetesh prestigjoze e konferenca botërore studimet e tua… Tokio…Paris…Tetovë… Gjermani… Barcelonë… Seul. Ti pa bujë dhuron çfarë di’’ – shkruan ndër të tjera Alda në statusin e saj në mediat sociale.

Dr. Luljeta Bozo ka 52 vjet aktivitet pedagogjik në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Politenik të Tiranës dhe në disa universitete private.

Ajo është kryetare e Shoqatës së Gjeoteknikëve të Shqipërisë , anëtare e Shoqatës Botërore të Mekanikës së Dherave dhe Gjeoteknikës Inxhinierik, botuese e 33 librave dhe një sërë punimesh shkencore.

Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo feston ditëlindjen, nusja i bën dedikim e ndjerë 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *