DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Nicki Minaj sjell në jetë fëmijën e saj të parë

Shpërndaje

Nicki Minaj është bërë nënë për herë të parë. ‘’TMZ’’ raporton se këngëtarja e njohur ka sjellë në jetë të mërkurën fëmijën e saj të parë. Tabloidi nuk ka treguar detaje në lidhje me gjininë dhe emrin e fëmijës, por shkruan se si nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë.

37-vjeçarja në korrik zbuloi  për publikun se ishte në pritjen e ëmbël, ndërsa shpërndau disa fotografi në mediat sociale.

Para martesës së saj me Kenneth Petty, Nicki tronditi fansat duke njoftuar se po tërhiqej nga muzika për të krijuar një familje, por menjëherë doli me një postim në mediat sociale duke kërkuar falje dhe duke thënë se kishte bërë një deklaratë të pamenduar.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *