DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë

Tjetër medalje për Ismail Kadare/ Nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë

Shpërndaje

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë këtë vit.

”…Kemi kënaqësinë të njoftojmë se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti. Si një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore, Festivali Neustadt i Letërsisë është një festim i librave dhe kulturës ndërkombëtare, sponsorizuar nga World Literature Today dhe organizuar nga Universiteti i Oklahomës. Këtë vit, ngjarja do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen. Ju ftojmë të bashkoheni me ne dhe të shohim me krenari poetin dhe novelistin më të njohur të Shqipërisë teksa nderohet për arritjet e tij. Regjistrohuni këtu dhe shikim të këndshëm të mbrëmjes gala të Festivalit Neustadt të Letërsisë!..” – shkruan ambasada në Facebook.

Ambasada ka ftuar të gjithë të shohin me krenari poetin dhe romancierin më të njohur të Shqipërisë teksa nderohet për rritjet e tij.

Tjetër medalje për Ismail Kadare/ Nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *