DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Ofendoi komunitetin mysliman në shfaqjen e saj të modës, Rihanna kërkon falje

Shpërndaje

Rihanna ka kërkuar falje në lidhje me ngjarjen e ndodhur gjatë sfilatës së saj të koleksionit të të brendshmëve, ku modelet kërcyen nën ritmet e këngës “Doom”, e cila ishte miksuar me disa vargje të shenjta islamike të hadithit mysliman. Menjëherë pas sfilatës në rrjetet sociale shpërthyen komentet kundër këngëtares.

“Unë do të doja të falënderoja komunitetin mysliman për vënien në dukje të një detaji të madh që ishte padashur fyese në shfaqjen tonë. Më e rëndësishmja, do të doja të ju kërkoja falje për këtë gabim të madh, por pa qëllim”, shkroi fillimisht këngëtarja.

“Ne e kuptojmë se kemi lënduar shumë nga vëllezërit dhe motrat tona myslimane dhe unë jam jashtëzakonisht e dëshpëruar nga kjo gjë. Unë nuk luaj me asnjë lloj mosrespektimi ndaj Zotit ose ndonjë feje dhe e di se vendosja e këngës në projektin tonë ishte plotësisht e papërgjegjshme. Do sigurohemi që asgjë e tillë mos të përsëritet më. Faleminderit për faljen dhe mirëkuptimin”, përfundoi komentin ylli i muzikës.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *