DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

5 gabimet që mund të shkatërrojnë flokët tuaj

Shpërndaje

Ushqimi i mirë, stili i shëndetshëm i jetesës e suplementet ndikojnë në shëndetin e flokëve tuaj në nivel qelizor. Por përveç kësaj, ju duhet të bëni kujdes edhe me disa detaje të tjera të cilat ndikojnë shëndetin e flokëve tuaj. Ndaj është e nevojshme ndjekja dhe përpilimi i një rutine dhe zbatimi i disa rregullave të caktuara.

Zgjidhni shampon e duhur ! Duhet te siguroheni që përpara se të blini një shampo të jetë e përshtatshme për llojin e flokut që ju keni.

Mos i lani flokët më shumë se 2-3 herë në javë! Specialistët ju rekomandojnë t’i lani flokët vetëm 2-3 herë në javë.

Aplikojeni shampon në mënyrën e duhur! Si fillim shampon duhet ta hidhni në duar e më pas ta shpërndani në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë flokët. Përpara se ta shpëlani , masazhojini rrënjët e flokëve për rreth 5 minuta.

Mos u lani me ujë shumë të nxehtë! Mund të ju duket e çuditshme, por edhe temperatura e ujit ndikon në shëndetin e flokëve. Specialistët sugjerojnë larjen me ujin e ftohtë, sepse në këtë mënyrë poret e flokëve do të mbyllen duke mbajtur brenda yndyrën natyrale dhe përbërësit ushqyes të rrënjëve të flokëve.

Prisni flokët rregullisht ( një herë në 3 muaj)! Prisni flokët në mënyrë që të eliminoni të djegurat dhe pjesët e dëmtuara.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *