DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health Lifestyle

5 Maska në kushte shtëpie për flokë të shëndetshëm

Shpërndaje

Të gjitha femrat dëshirojne të kene flokë të gjatë dhe të shëndetshëm. Mirëpo faktorët gjenetikë, kequshqyerja, moskujdesja, duhanpirja, etj. Shpesh herë, nuk i lejojnë ta bëjnë realitet këtë dëshirë. Më poshtë, po ju zbulojme disa sekrete, që do t’ju ndihmojnë në zgjatjen e shëndetshme dhe natyrale të tyre. Në këtë artikull po ju sjellim 5 maska që kanë efekte të mrrekullueshme për flokët e që janë tepër të lehta për tu pregatitur në kushtet e shtëpisë.

1 – Maskë  me Vezë

Maska e vezës është hidrtauese për flokët. Duke qenë se është e pasur me proteina, ushqen rrënjët dhe rimëkëmb flokët e dëmtuar apo të djegur.

Rrihni 1 të verdhë veze, me 2 lugë gjelle vaj ulliri, 1 filxhan qumësht dhe 1 kokërr limon të shtrydhyr. Aplikojeni maskën në rrënjë të flokëve dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë pas  15 minutash.

2 – Maskë me Avokado

Maska me avokado ështe perfekte për të kuruar flokët e thatë e të djegur, pasi i jep flokëve butësi dhe shkëqlim.

Grini në mikser 1 kokërr avokado dhe përziejeni me ½ gotë qumësht, 1 lugë gjelle vaj ulliri (ose 1 lugë gjelle vaj bajame). Aplikojeni maskën në rrënjë të flokëve dhe më pas lajeni pas 15 minutash.

3 – Maskë me Banane

Banania është e pasur me vitamina ,që ndikojnë në përmirësimin e yndyrës në skalp.

Për pregatitjen e maskës grini 2 banane dhe përzijeni  me 1 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë gjelle vaj kokosi dhe 1 lugë gjelle mjaltë. Lejeni maskën në flokë për  15 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët. Flokët tuaj do të shkëlqejnë dhe zbuten shumë shpejtë!

4 –  Maskë Tërshëre

Maska e tërshërës është shumë efikase nëse ju vuani nga zbokthi apo nga problemet me skalpin. Përzieni 1 lugë gjelle me tërshërë me 1 lugë gjelle vaj bajameje ose vaj ulliri. Aplikojeni maskën në flokë të thatë dhe më pas lajeni me shampo pas 25 minutash.

5 – Maskë  me Kos

Nëse flokët tuaj kanë humbur gjallërinë nga ndotja e tepërt apo nga produktet kozmetike që përdorni për stilimin e flokëve, maska me kos është ideale për t’ju dhënë flokëve  shkëlqimin e munguar.

Merrni ½ filxhan kos dhe filloni të masazhoni flokët me ngadalë. Lejeni maskën në flokë për rreth 15 minuta dhe më pas shpëlajeni e lajeni normalisht me shampo.

Për efekte sa më të mira, maskat eshte mire te aplikohen 1 herë në javë.

 

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *