DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Sport & Fitness

5 ushtrimet që djegin më së shumti kalori

Shpërndaje

Vrapi është një mundësi e mahnitshme për të përmirësuar shëndetin tuaj emocional, për të dalë nga shtëpia dhe për të djegur kalori.

Zakonisht, kur është fjala për djegien e kalorive shumë njerëz mendojnë se vrapimi është ushtrimi më efektiv. Megjithëse shumicës së njerëzve i pëlqejnë përfitimet e vrapimit, thuajse të gjithë e urrejnë monotoninë e këtij aktiviteti.Nëse dëshironi të digjni kalori, ju mund të zgjidhni ta zëvendësoni vrapimin tradicional me këto ushtrime dhe rezultati i humbjes së kalorive të jetë po i njëjtë.

Nëse jeni gati të rrisni rrahjet e zemrës dhe të filloni të digjni shpejt ato kalori, filloni të bëni këto ushtrime:

Vrapimi me gjunjët lart

240-355 kalori të djegura në 30 minuta. Vraponi në vend duke ngritur gjunjët sa më lart. Lëvizni krahët lart e poshtë.

Sprintet

240-355 kalori të djegura në 30 minuta. Nëse nuk keni kohë për të vrapuar bëni sprinte me intensitet të lartë. Trupi juaj do të djegë me shpejtësi kalori për të ushqyer stërvitjen tuaj.

Biçikleta stacionare

210-310 kalori të djegura në 30 minuta. Nëse keni një biçikletë të palëvizshme, provoni biçikletën me intensitet të lartë.

Kërcim aerobik

7-10 kalori të djegura në minutë. Nëse ju pëlqen të kërceni, provoni një stërvitje kërcimi me energji të lartë. Është argëtuese dhe padyshim që do të djegë kalori.

Kërcimi me litar

8-10 kalori të djegura në minutë. Kjo do t’ju ndihmojë të digjni kalori ndërsa forconi këmbët.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *