DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

5 zakonet e këqija që mund të dëmtojnë produktivitetin tuaj në punë

Shpërndaje

Nëse jeni nën një situatë të vështirë ku qetësia, kompetenca dhe besimi juaj është lëkundur dhe po filloni të keni probleme në punë, ky është momenti për një analizë të vogël e të kujdesshme. Më poshtë, ju rendisim disa zakone të këqija që mund të dëmtojnë produktivitetin, marrëdhëniet dhe reputacionin tuaj në punë.

Jeni anti-social

Përpjekja për t’u pëlqyer nga bashkëpunëtorët tuaj dhe koha që ju i kushtoni atyre duke treguar interes për jetën e tyre, është e rëndësishme në vendin e punës. Të qenit i pëlqyeshëm , komunikues, social dhe bashkëpunues është i rëndësishëm.

Jeni pesimist

Një punonjës që vetëm grindet ose do të kritikojë gjithmonë të tjerët, shkakton bezdisje tek kolegët por dhe shefi i tij. Përpiquni të mbani një qëndrim pozitiv edhe përballë situatave më të vështira, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të jeni zbavitës dhe i dashur nga të tjerët.

 Nuk mbani përgjegjësi

Pranimi i gabimeve dhe dështimeve, si dhe marrja e përgjegjësisë për gabimet që bëni do t’i bëjë bashkëpunëtorët t’ju respektojnë më shumë. Ndodh kështu, sepse, ekipi si dhe vetë udhëheqësi, duhet të ndajnë përgjegjësinë e rrezikut që kanoset nga gabimet në punë.

Nuk mësoni nga gabimet tuaja

Pasi të keni pranuar gabimet, është e domosdoshme të mësoni prej tyre në mënyrë që mos i përsërisni më ato, si dhe për të përmirësuar cilësinë e punës tuaj. Vetëm atëherë mund të “ecni përpara me vetëbesim, duke ditur se dështimi juaj i kaluar ka shërbyer për t’u përmirësuar dhe për të qenë akoma dhe më i aftë.

Nuk merrni pushime

Pushimet janë argëtuese, por gjithashtu janë të rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien tuaj mendore. Plus, ato ju lejojnë të reflektoni mbi punën dhe atë që dëshironi të bëni më vonë.

Edhe në karrierë, ashtu si në jetë, është e rëndësishme të gjeni ekuilibrin e duhur, që është edhe çelësi i suksesit tuaj.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *