Bëmë mama të të ngjaj/ Vajza e Monica Bellucci-it shkëlqen në kopertinën e revistës ”Elle”
Shpërndaje

Vajza e Monica Bellucci-it ka pozuar ne kopertinën e revistes ”Elle” Francë. Muza e D&G, vjen në kopertinën e revistës së famshme 31 vite pas kopertinës së parë të nënës së saj.
16-vjeçarja Deva Cassel duket se ka trasheguar tiparet me te mira nga prinderit, bukurine e Belluci-t dhe vetbesimin e Vincent Cassel.
Kjo nuk është hera e parë për te që përballet me aparatin dhe kamerën në projekte të rëndësishme, teksa pak kohe me pare ajo u bë imazhi i parfumit të ri nga D&G, Dolce Shine.
Në llogarinë zyrtare të Instagram-it, aktorja italiane ka postuar foton e së bijës nën shkrimin:
“Njëherë e një kohë ishte një vajzë e vogël…Koha fluturon shpejt! Uroj që jeta të të mbrojë dashuria ime.”