Fitoi Çmimin Nobel për Letërsinë, ja kush është amerikania Louise Glück
Shpërndaje

Poetja dhe eseistja amerikane Louise Glück është fituesja e Çmimit Nobel për Letërsinë.
E lindur më 1943, Glück ka fituar një sërë çmimesh në Shtetet e Bashkuara, përfshirë këtu edhe Çmimin prestigjioz “Pulitzer”.
Autorja përshkruhet si një poete autobiografike; puna e saj është e njohur për intensitetin e saj emocional dhe për tërheqjen e shpeshtë të mitit, historisë ose natyrës për të medituar në përvojat personale dhe jetën moderne. Ajo ka lindur në New York City dhe është rritur në Long Island. Përveç karrierës së saj si autore, ajo ka pasur një karrierë në akademi si mësuese e poezisë në disa institucione arsimore.
Çmimi letrar ishte pushtuar nga polemika gjatë viteve të fundit. Në 2018, ceremonia u shty pasi Akademia Suedeze, trupa që përzgjedh fituesit, ishte pre e akuzimeve për abuzimeve seksuale, ndërsa disa anëtare dhanë dorëheqjen.
Në 2019, çmimi prestigjioz për letërsinë iu dha austriakut Peter Handke duke shkaktuar valë protestash, pasi ai kishte mbeshtetur trupat serbe gjatë lufterave ne Bosnje e Kosove.
BREAKING NEWS:
The 2020 Nobel Prize in Literature is awarded to the American poet Louise Glück “for her unmistakable poetic voice that with austere beauty makes individual existence universal.”#NobelPrize pic.twitter.com/Wbgz5Gkv8C— The Nobel Prize (@NobelPrize) October 8, 2020