DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Shega, fruti i shëndetit, 6 arsyet pse duhet ta konsumoni

Shpërndaje

Shega eshte quajtur gjithmone si fruti i shendetit. E pasur me antioksidante, ajo eshte nder frutat me ndikimin më të dobishëm në sistemin kardiovaskular, nervor dhe ate eshtëror te njeriut ( per ata që vuajnë nga artriti dhe artrozat).

Konsumimi i sheges ndihmon ne ekuilibrimin e tensionit te gjakut dhe lufton kolesterolin. Shkencëtarët konsiderojnë që konsumi i sheges mund të reduktojë 17% rrezikun nga sëmundjet e zemrës te personat mbipeshe .

Multivitamina dhe kriperat minerale: Shega është burim i disa vitaminave, veçanërisht i vitaminës A, vitaminës C, vitaminës E dhe vitaminave të grupit B. E pasur me kripëra minerale, shega përmban kripëra të rëndësishme minerale si mangani, kaliumi, zinku, bakri dhe fosfori.

Antibakterial dhe antiviral: Shega ka aftësinë t’i kundërvihet veprimit të viruseve dhe baktereve, duke ndihmuar kështu në ruajtjen e shëndetit të organizmit.

Forcon zorrët dhe ndihmon ne procesin e tretjes: Një studim i fundit ka identifikuar një molekulë në frutat e shegës që forcon barrierën e zorrëve dhe lufton sëmundje të tilla si koliti dhe sëmundja e Crohn.

Mbron trurin: Konsumi i rregullt i këtij fruti është treguar i dobishëm për mirëqenien e trurit. Përmirëson kujtesën dhe mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve degjenerative.

Antiinflamator dhe antitumor: Disa studime kanë treguar fuqinë antikancerogjene të shegës. Falë substancave të tij të dobishme dhe fuqisë antiinflamatore mund të ndihmojë në parandalimin e disa llojeve të kancerit të tilla si ai i gjirit dhe prostatës.

Vetitë si antioksidues dhe antiplakje: Shega është me të vërtetë e pasur me antioksidantë, substanca të afta për të përballuar radikalet e lira përgjegjëse për plakjen qelizore. Në veçanti, është një burim i flavonoideve që ndihmojnë trupin tonë të mbetet i shëndetshëm dhe të parandalojë plakjen e parakohshme.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *