DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz Star Inspiration

Ursula von der Leyen feston ditëlindjen/ Nga kabineti i Merkel ne krye te politikes europiane

Shpërndaje

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen festoi diten e  djeshme ditëlindjen e saj te 62-të. Ne kete dite te veçante per te nuk munguan lulet dhe torta surprize nga stafi qe punon prane saj, te cilet Ursula i ka falenderuar me nje postim ne mediat sociale. Politikania e njohur  gjermane është një figurë udhëheqëse e Brukselit zyrtar, si dhe gruaja e parë që eshte zgjedhur ne këtë rol të rëndësishëm.

Ursula Albrecht lindi më 1 tetor 1958 në një lagje të Brukselit, aty ku edhe kaloi femijerine. Babai i saj është Ernst Albrecht ishte një nga punonjësit e parë civilë për krijimin e komisionit Evropian, së pari si Shef kabineti pastaj si menaxher i përgjithshëm për organin parlamentar të konkurrencës kontinentale.

Në vitin 1971 familja u transferua në rajonin e Hanoverit, Gjermani, pasi babai u bë CEO i një fabrike të rëndësishme.

Ajo u martua më 1986 me mjekun dhe fizikanin gjerman Heiko von der Leyen. Pas nje karriere ne mesimdhenie, ne vitin 2003 ajo do te zgjidhej në Parlamentin Shtetëror të Tokës, duke u bërë ministre e rajonit. Në këtë rol ajo bashkëpunon ngushtë me Angela Merkel, e cila i ngarkon asaj detyrën për të bërë reforma të rëndësishme të mirëqenies sociale.

Ne vitin 2005, Merkel e zgjodhi si Ministre të Familjes dhe Rinisë, një post që Ursula e mbajti për katër vjet. Nga 2009 në 2013 u bë Ministre e Punës dhe Çështjeve Sociale ku loboi fuqishem per te drejtat dhe integrimin e emigranteve. Nga 2013 më 2019, karriera e saj brenda qeverise Merkel do te vazhdonte dhe Ursula do te emerohej si Ministre e Mbrojtjes.

Nga kabineti i Merkel ne krye te politikes europiane, rrugetimi i saj profesional ka njohur disa suksese. Si mjeke me një master në shëndetin publik, Ursula duket se i ka të gjitha kualifikimet për të drejtuar Evropën nga urgjenca Covid-19 dhe drejt një sezoni ku reformat ekonomike dhe sociale jane nje domosdoshmeri.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *