DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health Lifestyle

Tetori rozë/ Këshilla të përgjithshme për të parandaluar kancerin e gjirit

Shpërndaje

Muaji tetor në të gjithë botën njihet si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin për këtë sëmundje. Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm i grave në mbarë botën, si në vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim. Rritja e jetëgjatësisë, urbanizimit dhe mënyrat jo të shëndetshme të jetesës mendohet se janë nër faktorët që kanë ndikuar rritjen e numrit të të prekurve nga kjo sëmundje.

  • Kufizoni ose shmangni plotësisht alkoolin. Konsumoni vetëm një pije në ditë ose edhe më mirë, shmangeni plotësisht alkoolin.
  • Mos pini duhan. Pirja e duhanit ndikon në shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe rrit shanset për kancer të gjirit.
  • Mbani nën kontroll peshën tuaj. Gratë mbipeshë ose obeze kanë një rrezik më të lartë për t’u diagnostikuar me kancer të gjirit.
  • Bëni ushtrime rregullisht. Duke ecur 30-minuta në këmbë çdo ditë ose një seancë stërvitore e moderuar do të funksiononte; sigurohuni që të shtoni stërvitjen në rutinën tuaj.
  • Ushqeni me gji të porsalindurin. Ushqyerja me gji ju jep një efekt mbrojtës kundër kancerit të gjirit. Sa më gjatë që ushqeni gji, më të sigurt mund të jeni nga kanceri i gjirit.
  • Kufizoni ose shmangni ngrënien e mishit të përpunuar. Konsumoni një dietë organike.
  • Hani shumë fruta dhe perime dhe kërkoni për një dietë të ekuilibruar çdo ditë.
  • Kufizimi i terapisë hormonale. Marrja e terapisë hormonale për mbi tre deri në pesë vjet rrit rrezikun e kancerit të gjirit. Në rast se ju jeni në një terapi afatshkurtër të hormoneve, pyesni mjekun tuaj të japë doza të ulëta që funksionojnë për ju.
  • Bëni një test pas lindjes çdo muaj për të përjashtuar çdo dyshim.
  • Zgjimi në mëngjes herët. Studimi të ndryshme kanë zbuluar se ato gra që zgjohen herët kanë më pak gjasa të preken nga kjo sëmundje krahasuar me gratë që qëndrojnë zgjuar gjatë natës. Ky përfitim besohet të jetë për shkak të ekspozimit të dritës në orët e para të mëngjesit, çka ndihmon në marrjen e hormonit melatoninë, që rregullon gjumin. Disa studime kanë treguar se melatonina ka fuqinë për të mbrojtur kundër kancerit, veçanërisht kundërkancerit të gjirit.
  • Konsumi  i ushqimit brenda tetë orëve. Quhet ndryshe agjerimi i përditshëm, ose ‘’fasting’’  në termat e nutricionit. Kufizimi në orarin e të ngrënit mund të ulë nivelet e insulinës, sasia e tepruar e së cilës më parë ka provuar se ka qenë e lidhur me sëmundjen e kancerit. Si rezultat i një studimi të kryer me disa minj, u pa se konsumimi i ushqimeve brenda një periudhe kohe të caktuar vononte zhvillimin e tumoreve.
  • Sasia e lartë e vitaminës D. Sipas një studimi nga një ekip amerikan, në Universitetin e Kalifornisë në San Diego, kjo substancë luan një rol të rëndësishëm parandalues. Në fakt, gratë me një përqendrim të vitaminës D më të madh ose të barabartë me 60 nanogramë për milimetër gjakut, kishin rrezik më pak se 1/5 për t’u sëmurur, në krahasim me ato që kishin nivele më të ulëta të vitaminës. Sa më shumë rritej niveli i kësaj vitamine, aq më shumë rritej mbrojtja ndaj kancerit të gjirit.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *